Një lojtar i kombëtares që largohet është gjithnjë një lajm i keq, por tifozët bavarezë janë të paktën aq të kulturuar saqë të mos e vërshëllejnë. Niklas Zyle i falenderoi në heshtje dhe me zë të lartë ndërsa Bajerni barazoi 1-1 në Bundesligë me Leverkusenin. Zyle, që sezonin e ardhshëm do të jetë me Dortmundin, nuk ishte i kënaqur me vetveten dhe me lojën në mbrojtje. “Në pjesën e parë sidomos ne bëmë disa gabime, – tha ai, – ne i lejuam Leverkusenit 2-3 raste të pastra dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Pas pushimit ishim më mirë, por jo aq sa për të fituar dhe 1-1 nuk mjafton për ne”. Zyle megjithatë thotë se sezoni i Bajernit nuk duhet të kritikohet, ndërsa refuzoi të bënte komente për Dortmundin ku do të luajë sezonin e ardhshëm. “Do të vijë koha kur unë të flas për klubin tim të ri”, – tha qendërmbrojtësi.
Sfidanti.al