Lebron Xhejmsi këtë herë fitoi duke mos u lodhur shumë!

Nuk ishte ndeshja e tij tipike, duke u angazhuar thuajse për gjithçka, por e tillë që e shijoi fitoren duke qenë disi edhe spektator. Lebron Xhejmsi shënoi vetëm 13 pikë në fitoren e Lejkërsave në shtëpi ndaj Golden Stejtit, ndërsa gaboi shumë në gjuajtje (5-15). Gjithsesi, ai iu afrua një tripëll dabëlli me 9 topa në tabela e 8 asistë, duke bërë shumë pak gabime personale apo humbje topi. Lejkërsat fituan 124-11, pra bindshëm, dhe më të mirët ishin ata që erdhën nga stoli si Bizli me 25 pikë dhe Rivs me 17. Liqenasit kanë një përmirësim në bilanc, por ende janë në vendin e 3-të nga fundi në Perëndim me 28 fitore e 31 humbje.

Sfidanti.al