Fulhami huazon yllin shqiptar Pajaziti në Norvegji, tek Haugesundi!

Ka qenë këto kohë në ekipin 21 të klubit të Premier Ligës, dhe tani do t’i jepet shansi për të provuar veten diku tjetër në futbollin e të rriturve. Adrion Pajaziti do të huazohet nga Fulhami tek Haugesundi i Norvegjisë, ku do të luajë deri në fund të sezonit për të parë se çfarë do të ndodhë edicionin e ardhshëm. Pajaziti është tepër i ri, vetëm 20 vjeç, dhe është pjesë e Shqipërisë U21, por pritet të thirret në kombëtaren e të rriturve nga ana e trajnerit Silvinjo.

Sfidanti.al