Fjalë që nuk dëgjohen shpesh në anët tona, këto të trajnerit Kolela të Partizanit: “ Kam gabuar plotësisht taktikën e pjesës së parë. Kjo është e vërteta ia dhurova unë.. një pjesë të lojës.” Nuk e kishim perjetuar më parë këtë lloj mea culpa të një trajneri, që vetëm një ndeshje më parë u shndërrua në një “magjistar”, kur me 10 vetë i dha një leksion tregolësh Erzenit…
Në një kampionat , ku humbja dhe fitorja bashkejetojnë si “binjakë”, kjo humbje e Partizanit me Kukësin ka edhe një ngushëllim altari: Kukësi ka mundur edhe Tiranën, më të fortët e këtij kampionati. Madje Kukësi, në këto ndeshjet e fundit, ka marrë rolin e “ndëshkuesit” vetëm me fitore , duke i vënë një dryn portës ..që edhe çelësi i vet nuk po e hap dot!
Sidoqoftë, Kolela, trajner i Partizanit, na befasoi kur tha se “gjysmën e ndeshjes ia dhuroi Partizanit”. Po gjysma tjetër, i takon si meritë trajnerit Hallaçi të Kukësit …
Sfidanti.al