Shpërblimi i Man. Junajtidit për eliminimin e Barçës, një tjetër spanolle!

Do të ketë disa përballje të forta në Ligën e Europës në raundin e tretë të konkurrencës, ndonëse jo që të gjithë çiftet janë njëlloj të fortë. Mançester Junajtidi mori si shpërblim për eliminimin e Barcelonës, një tjetër skuadër spanjolle në të tetat e finaleve. “Djajtë e kuq” të trajnerit Erik Ten Hag do të ndeshen me Betisin, me ndeshjen e parë në “Old Traford”, dhe kthimin në Iberi. Edhe skuadra tjetër spanjolle, Sociedadi, do të ketë duel të fortë me Romën italiane të Zhoze Murinjos, ndërsa Arsenali shkon në provën e Sportingut të Lisbonës.

Shorti i të tetave të finaleve

Union Berlin-Union Sent Zhilua

Sevilja-Fenerbahçe

Leverkusen-Ferencvarosh

Sporting Lisbonë-Arsenal

Mançester Junajtid-Betis

Roma-Sociedad

Shahtar Donjeck-Fejënord

Ndeshjet e para në 9 mars, të kthimit në 16.

Sfidanti.al