Laureatet e tenisit: Gjokoviçi dhe Halepi më të mirët më 2018

Novak Gjokoviç dhe Simona Halep u shpallën si tenistët më të mirë më 2018 nga ana e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF). Për tenistin serb ky është çmimi i 6-të në karrierën e tij.
“Unë jam shumë i nderuar që e marr edhe një herë tjetër këtë çmim nga ITF-ja. Sidomos, unë jam krenar për këtë gjithçka që kam arritur gjatë këtij viti dhe unë gjithnjë kam besuar se do të mund të kthehem në majën e tenisit botëror”, deklaroi Gjokoviçi që u barazua me Pit Samprasin sa i përket numrit të çmimeve të fituara të ITF-së.
Tenistja rumune, Simona Halep, më 2018, fitoi turneun Grand Slam, “Rolan Garos”, luajti në finale të Australia Openit dhe qëndroi 40 javë si tenistja nr.1 në listën e tenisteve më të mira të botës.
Sfidanti.al