Këto janë çuditë e futbollit dhe ato të statistikave. Reali i çoroditur i këtij sezoni është në pozicion më të mirë sesa ai i vjetshmi i drejtuar nga Zinedin Zidan. Në La Liga ka vetëm 5 pikë më pak se Barcelona, ndërsa vjet diferenca ishte 8, në Ligën e Kampionëve doli në vend të parë, ndërsa vjet doli i dyti pas Totenhemit, ndërsa në Kupën e Mbretit është i kualifikuar, ndërsa vjet u eleminua me turp nga Fuenlabrada.
Gjithsesi, me përjashtim të Kupës, në kompeticionet e tjera Reali i sotëm është ndihmuar nga dobësia e rivalëve. Vjet, Zidan kishte 30 pikë në kampionat në këtyë moment, ndaj 23 që ka ekipi i sotëm, por Barcelona kishte fituar plot 38. Në Champions, Totenhemi vjet u tregua rival më i fortë sesa Roma e këtij viti. Pra, kur të bëhet llogaria finale, me shumë gjasë, Madridi i sotëm “do t’i shohë targën” atij të Zidanit.
Sfidanti.al