Lakers fitojnë me dramë ndaj Phoenix

Los Angeles Lakers regjistruan një fitore shumë të rëndësishme në sekondat e fundit, duke mposhtur 116-114 Phoenix Suns në transfertë, në një ndeshje të luftuar deri në fund. Luka Dončić ishte shënuesi më i mirë për kalifornianët me 29 pikë, ndërsa LeBron James kontribuoi me 26 pikë. Për vendasit nuk mjaftuan 27 pikët e Devin Booker. Nuk ishte një mbrëmje pozitive për Golden State Warriors, të cilët u dorëzuan 136-131 në fushën e Portland. Stephen Curry shkëlqeu individualisht me 48 pikë, por performanca e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Te Portland u dalluan Jerami Grant dhe Shaedon Sharpe, që së bashku realizuan 70 pikë. Fitore e qetë për Minnesota Timberwolves, që falë 24 pikëve të Julius Randle kaluan 117-103 Sacramento, duke kontrolluar ndeshjen në pjesën më të madhe të saj. Brooklyn Nets dhuruan spektakël përballë Milwaukee Bucks, duke fituar thellë 127-92. Te Bucks u ndje dukshëm mungesa e Giannis Antetokounmpo, ndërsa për Brooklyn u shpërnda barra e pikëve, me 9 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë secili. Humbje edhe për Cleveland Cavaliers, që u mposhtën në shtëpi 119-111 nga Charlotte Hornets. Knueppel ishte protagonisti kryesor i ndeshjes me 29 pikë të shënuara.

Rezultatet:

Indiana – Washington 89-108

Cleveland – Charlotte 111-119

Atlanta – Philadelphia 120-117

Brooklyn – Milwaukee 127-92

Chicago – New Orleans 104-114

Minnesota – Sacramento 117-103

Phoenix – Lakers 114-116

Portland – Golden State 136-131

sfidanti.al