“Kukulla” e Australian Openit, Marta Kostiuk, “e vrarë” nga vapa!

Ajo është heroina e re, topmodelja e re e tenisit botëror. Quhet Marta Kostiuk dhe vjen nga Ukraina, ndërsa në moshën 15-vjeçare ka shpërthyer në skenë me bukurinë, por edhe me talentin e saj. Marta kaloi dy raunde në Australian Open, duke shkaktuar habi të madhe, por u “vra” nga vapa e madhe në Melburn, duke u eleminuar në turin e tretë nga patriotja e saj, Elina Svitolina. Vetëm pak muaj më parë, Marta ishte tek kategoria e të rejave ku fitoi Australian Openin (2017) dhe US Openin (2017) për kategorinë dyshe.

Temperatura në fushë në Australian Open ditën e djeshme arriti në 40 gradë Celsius dhe pati ankesa nga tenistët për trajtimin e pakujdesshëm. Vetë Novak Gjokoviç kritikoi organizatorët si dhe atë që e quajti “industri tenisi” që kujdesen pak për tenistët, por më shumë për ndeshjet dhe për fitimet. Nga tenistët është kërkuar që disa ndeshje të shtyhen, ndërsa në fushën qendrore “Rod Lejvër” të luhet me çati të mbyllur.

Sfidanti.al