PSG kërkon trajner; Guardiola i shtohet listës së francezëve

Paris Sën Zhermen është i vendosur që të zëvendësojë Unai emerinë në pankinë, kështu që ka nisur menjëherë kërkimet për pasuesin e tij. javët e kaluar janë përmendur emrat e Zhoze Murinjos dhe Antonio Kontes, ndërkohë që në orët e fundit është shfaqur edhe emri i Roberto Mançinit i cili u vetëkandidua gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen ‘L’Equipe’

Ndërkaq, nga Britania e Madhe vjen lajmi se në garë për stolin e paris Sën Zhermen është përfshirë edhe Pep Guardiola. Sipas tabloidit ‘Mirror’ drejtuesit e klubit transalpin kanë hyrë në kontakte me 47 vjecarin për të parë se sa shanse kanë që ta sjellin atë në Paris.

Tekniku katalanas ka edhe një vit në kontratën me Mançester Sitin, por tundimi për të provuar një aventurë të re diku tjetër duket se është shumë i madh. Guardiola gjithnjë ka pasur idenë që të vërë në zbatim futbollin e tij në cdo vend të Evropës dhe Paris Sën Zhermeni është skuadra ideale. Për më tepër, ai do të ketë mundësinë që të përfitojë pagën e majme prej më shumë se 20 milionë Eurosh në sezon e ofruar nga drejtuesit e klubit transalpin, gjithnjë nëse ai vendos të transferohet në Francë.

sfidanti.al