Kapiteni i ekipit Benevento, Fabio Lucioni (30 vjeç), është dënuar që të mos luajë plot një vit. Ai, mbas ndeshjes të zhvilluar, më 10 shtator, kundër Torinos, gjatë testit të dopingut, doli pozitiv, bëri të ditur agjencia italiane e antidopingut. Lucioni, vetë, tha se ai e kishte apeluar këtë vendim, ndërsa mjeku i klubit, Valter Xhorxhone, që e mori përgjegjësinë mbi vete, u ndalua që të mos t’i afrohet futboll katër vite.
Benevento, gjatë këtij sezoni, për herë të parë në historinë vetë, po luan në Serinë A, por, sidoqoftë, ky klub, në 14 ndeshjet e para të kampionatit kryesor italian ka pësuar po aq humbje, ndërkohë që pikën e parë arriti që ta marrë në ndeshjen me Milanin, ndërsa, më pas, arriti të fitojë dy ndeshje ndaj Kievos dhe Sampdorias.
Sfidanti.al