Futbollisti i dikurshëm më i mirë i botës, Ronaldinjo, të martën e kaluar, bëri të ditur largimin e tij përfundimtar nga fushat e fubtollit, kështu, që nga ai moment, ata që kanë luajtur me këtë magjistar të vërtetë të topit, filluan të evokonin kujtimet e tyre për karrierën mjaft të pasur të pasur të këtij futbollisti brazilian. Sigurisht që, midis tyre, nuk mund të mungonte portieri i lavdishëm i dikurshëm i Realit të Madridit, Iker Kasiljas, që e shprehu vlerësimin e tij për Ronaldinjon në një mënyrë shumë origjinale:
“Unë kam qenë i detyruar që të vuaj për shkakun tënd, sepse, ti, ke shënuar gola në portën time, por, si një dashamirës i futbollit, unë jam kënaqur dhe jam argëtuar, duke të parë në fushë”, tha portieri legjendar spanjoll. Dikur rivalë të mëdhenj në fushë, Ronaldinjo dhe Kasiljasi mbajnë marrëdhenie shumë të mira njeri me tjetrin.
Sfidanti.al