Ku e gjen fuqinë 37-vjeçari Lebron të shënojë 56 pikë në një ndeshje?!

Nuk dihet nëse ndonjë veteran ka arritur ndonjëherë të shënojë kaq shumë në një sfidë të vetme në NBA! E bëri Lebron Xhejmsi që arriti rekordin e sezonit, 56 pikë, dhe kryesorja ndihmoi Lejkërsat të ndërprisnin serinë e humbjeve me një fitore ndaj Golden Stejtit. Përfundoi 124-116 dhe u desh pikërisht klasi i pafundëm i “Mbretit të koshit” që Uorriorsat të pranonin humbjen, të udhëhequr nga Stef Kërri që shënoi 30 pikë. Xhejmsi pati edhe 10 topa në tabela e 3 asistë. “U ndjeva mirë me lojën time sonte, – tha Lebroni, – në çdo cep të fushës isha mirë. Më vjen mirë që ndihmova ekipin”. Ai ka tani 24 ndeshje radhazi me të paktën 25 pikë të shënuara, ndërsa kaloi Karl Malounin për minutat e luajtura në NBA, në sezonin e rregullt dhe në plej of. Fitorja nuk është se e ndihmoi aq shumë skuadrën e Lejkërsave që mbetet në vend të 9-të në Perëndim me vetëm 28 fitore e 35 humbje. Jo gjithnjë mjafton Lebroni për të fituar.

Sfidanti.al