Si mundet që Barça e mbytur në borxhe i jep Kristensenit rrogë më të madhe se Bajerni?!

Mbrojtësi i Çelsit është shumë pranë kalimit në “Kamp Nou”, ndërsa kontrata e tij përfundon në verë. Andreas Kristensen do të jetë me 99 për qind lojtar i Barcelonës sezonin e ardhshëm dhe lajmet janë që klubi katalanas i jep futbollistit nga Danimarka një rrogë më të madhe sesa Bajerni i Mynihut. Barça është në borxhe me mbi 1 miliardë euro, të trashëguara që nga sezoni i kaluar, por përsëri qenka në gjendje t’i ofrojë Kristensenit një pagë të lartë. E vërtetë që bavarezët janë të “shtrënguar” me rrogat, por për momentin nuk duket se katalanasit mund të konkurrojnë me klubin e Mynihut, gjë që po ndodh.

Sfidanti.al