Kroatja Sandra Perkoviç – sportistja më e mirë e Ballkanit, Gjokoviçi i treti

Atletja kroate, kampione olimpike në flakjen e diskut, Sandra Perkoviç, u shpall si sportistja më e mirë e Ballkanit, konkludoi një anketë e bërë nga agjencia bullgare e lajmeve, BTA, për të cilën kjo anketë është tradicionale, e përvitshme. Kjo sportiste e njohur kroate fitoi 82 vota, duke i lënë shumë mbrapa konkurrentët e tjerë ballkanikë. Në vend të dytë dhe të tretë, dolën kërcyesja e njohur greke me shkop, Ekaterina Stefanidhi, me 67 vota, dhe tenisti serb, Novak Gjokoviç, me 36 vota.

Më tej, sipas radhës, nga vendi i 4-t deri në atë të 10-tin, sipas radhës, vijnë: kampionia olimpike greke në qitje, Ana Korakaki, mundësi turk Taka Akhol, sportistët e njohur serbë në basketboll e vaterpolo, Milosh Teodosiç dhe Filip Filipoviç, kampionia olimpike rumune në skermë, Simona German, dhe atletja bullgare, Mirela Demirova. Në vendin e 12-të, u gjend hendbollisti më i mirë maqedonas, Kiril Llazarov, me 11 vota, kurse, pas tij, duke pasur parasysh votat e siguruara, vijojnë futbollisti kroat Luka Modriç, atletet Ivet Llallova dhe Blanka Vllashiç, etj.

Sfidanti.al