Një nga futbollistët më të talentuar në historinë e futbollit, braziliani Ronaldinjo, tregon një histori të bukur të re nga fëmijëria e tij. Magjia e këmbëve të këtij mjeshtri të madh ishte kaq e përsosur, saqë ajo, sot e kësaj dite, kujtohet me admirim nga shumëkush. Ai jetonte dhe shihte ëndrra me futboll. Kundërshtarët, edhe sot, i përulen atij me respekt dhe shumë nga ata janë përpjekur që ta imitojnë ose ta kopjojnë atë, por pa sukses. Për jetën e tij, dihen shumë detaje.
Nga një fëmijë i varfër – në një futbollist të njohur në të gjithë botën, nga driblimet në rrugë – në majën e futbollit, nga mjerimi e dëshpërimi, kur ishte i vogël, – në skenën e madhe të shkëlqyer të futbollit botëror. Megjithtatë, ai kishte ruajtur edhe një histori të bukur nga fëmijëria e tij që, deri dje, nuk e kishte bërë publike. “Mbaj mend se isha 13 vjeç, kur, për herë të parë, tërhoqa vëmendjen e medias. Gjatë një ndeshjeje me ekipin lokal, shënova 23 gola, ndërkohë që e gjithë ndeshja përfundoi për neve me rezultatin 23 : 0!”, tregoi Ronaldinjo.
Sfidanti.al