Xhermein Penant nënshkroi, këto ditë, një kontratë të re me ekipin anglez të divizionit të dytë, Beri. Ky futbollist 34-vjeçar është bërë i njohur, sepse ka lujatur me 13 klube të ndryshëm gjatë karrierës së tij, ndërkohë që, herën e fundit, ka luajtur në Singapur me ekipin Tampins Rovers. Ky ish-lojtar i përfaqësueses angleze kishte kohë që synonte që të kthehej në ishull (Angli) dhe, kështu, arriti që të kthehej në të.
Për herë të fundit, në futbollin anglez, Penanti ka luajtur gjatë sezonin 2014-2015, kur luajti 13 ndeshje me Viganin, ndërkohë që ka luajtur, pak a shumë, mirë edhe me Birmingemin, Liverpulin dhe Stouk Sitin. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur, gjithashtu, me ekipet Nots Kauntri, Arsenal, Uotford, Lids, Portsmuth, Saragoza, Uollverhempton, Vigan
Sfidanti.al