Koha jote kaloi bir, Ekëlstoun s’ka besim tek Hamiltoni

Ljuis Hamilton mund të jetë kampion i botës në fuqi, por dikush nuk beson më tek ai. Flitet, madje, për një “dikush” që e njeh mirë Formula 1, si ish-pronari dhe organizatori Berni Ekëlstoun. “Ai duket sikur e ka kaluar momentin e tij, nuk është më piloti që ka qenë, – u shpreh 87-vjeçari, – nuk duket se ka dëshirën e mëparshme për të fituar”. Kur një anglez thotë këtë për një anglez tjetër, atëherë gjërat janë vërtet serioze.

Katër herë kampioni i botës nuk ka fituar ende asnjë garë deri tani këtë sezon, dhe doli i I pesti në provat e lira të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Baku. Nëse nuk fiton as garën ne Azerbajxhan, atëherë anglezi do të ketë punë me historinë, pasi asnjë pilot nuk ka dalë dot kampion pa fituar një nga 4 garat e para, që nga koha e Alan Prostit në 1989.

Gjithsesi, 33-vjeçari nuk dëshiron të dorëzohet. “Unë jam këtu për të hedhur poshtë parashikimet dhe statistikat”, – u shpreh ai. Ai, gjithsesi, duhet të bindë Mercedesin që t’i japë një kontratë të re, pasi akordi aktual përfundon në mbyllje të këtij sezoni.

Sfidanti.al