Van Persi lavdëron Salahun, por zemëron tifozët e Junajtidit

Nëse në Premier Ligën angleze ka ekipe, për të cilët mund të thuhet se rivaliteti dhe antipatia e ndërsjellë shkojnë deri në urrejtje, këta  janë, definitivisht, Mançester Junajtdi e Liverpuli dhe ilustrimin më të mirë në këtë drejtim e dha Stiven Xherardi, kur ai i dha fund karrierës së tij. Stivi Xhi popullor e pranoi publikisht dhe hapur se ai e urren Junajtidin, kështu që kjo është arsyeja që, ju, rrallë herë ose asnjëherë, nuk keni dëgjuar që kapiteni legjendar i “të kuqve” të lavdërojë ndonjë lojtar të Junajtidit, pavarësisht se ai është një analist i specializuar futbolli që presupozohet të jetë objektv dhe i paanshëm.

Por, në dalim nga ai, ish-sulmuesi i “djajve të kuq” Robin Van Persi lavdëroi lojën fantastike të Mo Salahut në ndeshjen e fundit ndaj Romës (5-2), duke ngjallur një pakënaqësi të madhe midis tifozëve mançesteras me atë që ai shkroi në profilin e tij në Twitter.

Van Persi nuk mund të tregohej indiferent ndaj magjisë futbollistike që ofroi Mohamed Salahu në ndeshjen e fundit në “Enfild”, duke e lavdëruar performancën e shkëlqyer të futbollistit egjiptian. Por, shumë shpejt, Van Persi mori një mesazh urgjent nga tifozët e Junajtidit që ai ta hiqte postimin e tij dhe të mos t’i provokonte më ata!

Sfidanti.al