Kjo nuk duhej; një dëmtim muskular lë Nadalin jashtë Australian Open

Rafael Nadal ‘ndëshkohet’ nga fiziku i tij dhe e sheh veten jashtë Australian Open. Tenisti spanjoll pësoi një dëmtim muskular gjatë sfidës cerekfinale me Marin Çiliç duke u detyruar të tërhiqej pa përfunduar ndeshjen. Nadal kryesonte 2-1 në këtë përballje, ndërkohë që në game-in e 6 të setit të katërt(4-1 për Çiliç) ai kërkoi ndihmën e mjekut,set që u mbyll 6-2 për kroatin. Në setin final nadal rezistoi vetëm 2 game për t’u tërhequr përfundimisht nga ndeshja dhe turneu.

Në gjysmëfinale Çiliç do të përballet me numrin 49 të botës Kajl Edmënd, që shkaktoi suprizën e radhës në Melbërn duke eliminuar Grigor Dimitrov duke bërë një paraqitje mjaft të mirë përballë bullgarit. Kalimi në gjysmëfinale të Australian Open, për Edmënd është edhe rezultati më i mirë i arritur nga britaniku në një turne Grand Slam.

Në kampin e femrave, Elise Mertens siguroi një vend për në gjysmëfinale të Australian Open pasi mundi në çerekfinale, Elina Svitolina duke bërë tenistja e parë belge që nga 2013 që hyn mes 4 më të mirave të një turneu Grand Slam. Mertens ishte superiore në çdo aspekt kundrejt Svitolinës dhe e mbylli ndeshjen 2-0 në 1 orë e 13 minuta lojë me sete 6-4;6-0.

sfidanti.al