Kinë, Hjuston kthehet në cështje diplomatike, NBA kërkon ndjesë, por s’mjafton

Hjuston Rokets ose më saktë Menaxheri I Përgjithshëm është kthyer në një cështje diplomatike në Kinë.  Në fakt Daryl Morey, në profilin e tij në Tëitter bëri një postim në favor të protestave që kanë pushtuar  Hong Kongun dhe kjo ka shkaktuar këtë incident diplomatik që është shumë I rëndë. Morej dhe lojtarë të Hjustonit kërkuan ndjesë, madje edhe drejtuesit e NBA kërkuan ndjesë nëpërmjet një komunikate, por kjo nuk ka mjaftuar. Kina vendosi që të qëndrojë në ‘luftë’ me Hjuston Rokets  që deri ditën e premte ishte skuadra e NBA me popullaritetin më të madh mes 300 milionë tifozëve të NBA në vendin aziatik.

Pas postimit të parë të Morej, autoritetet në Pekin u tërbuan kaq shumë sa I kërkuan Hjustonit që të shkarkojnë Menaxherin e Përgjithshëm të skuadrës., ndërkohë që protestat në rrjetin social Ëeibo nuk u fashitën as kur pronari I Hjustonit, Tilman Fertita kujtoi se Morej shprehu opinione personale dhe se Roktes nuk është një organizatë politike, por dëmi ishte bërë tashmë. Madje edhe Jao Ming, presidenti I kampionatit kinez të basketbollit u distancua nga skuadra me të cilën ai krijoi legjendën e tij në NBA duke pezulluar bashkëpunimin mes CBA dhe Hjustonit me teksanët që nga merkatoja kineze përfiton rreth 10 milionë Dollarë në vit.

Ai që duhet të ishte një postim I thjeshtë, po shndërrohet për NBA në një dëm të madh komercial. Kjo sepse Kina për kampionatin amerikan të basketbollit është merkatoija më e rëndësishme për shkak edhe të kontratës televizive të rinovuar së fundmi për 5 vjet për vlerën e 1.5 miliardë Dollarëve. Ndërkaq, Tencent, rrjeti që transmeton ndeshjet e NBA në Kinë, bëri të ditur se nuk do të transmetojë ndeshjet e Hjustonit. Një dëm ky  I dukshëm për NBA që e di shumë mirë se ka 300 milionë tifozë në kinë, ndërkohë që 600 milionë ndoqën një pjesë të sezonit 2018/2019 dhe me NBA Finals që kaloi ndjeshëm audiencën e SHBA dhe Kanadasë

Sfidanti.al