Sukses madhor të 2017-ës do të përpiqet ta arrijë edhe jashtë kufijve. Ernest Gjoka, trajneri që doli kampion me Kukësin dy vjet më parë, tashmë do të provojë një aventurë të re, atë në stolin e Shkëndisë së Tetovës. Tekniku nga Shqipëria firmosi kontratën me klubin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, një marrëveshje 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe një sezon tjetër, e thënë ndryshe 1+1.
Gjoka, cituar nga faqja zyrtare e Shkëndisë, premtoi të luftonte për mbrojtjen e titullit kampion, për sukses në turet eleminatorë të Championsit, për arritjen në fazën e grupeve të Ligës së Europës, dhe pse jo edhe të Ligës së Kampionëve.
Gjoka është një nga trajnerët më të mirë aktualë në Shqipëri, dhe përveç titullit me Kukësin, ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë, së pari me Flamurtarin në 2014, dhe sezonin e kaluar po me Kukësin.
Ai do të ulet në stolin e një skuadre të fortë, që u shpall majin e kaluar kampione e Maqedonisë së Veriut, dhe që ka luajtur vazhdimisht vitet e fundit në Europë. Gjithsesi, ky vit sportiv nuk nisi mirë dhe kjo bëri që të largohej ish-trajneri Qatip Osmani, për t’u zëvendësuar me Gjokën.
Sfidanti.al