Roxher Federer është një tenist i apasionuar edhe pas futbollit dhe është një tifoz i flaktë i FC Basel, skuadra e qytetit të tij të lindjes Bazelit. Zvicerani ndodhet në Paris për turneun e Roland Garros, eveniment ku ai kthehet pas 4 vitesh. Federer ka kaluar në raundin e dytë ku do të luajë me gjermanin Ote dhe këtë të martë zhvilloi një seancë stërvitore me Kei Nishikorin.
Pas përfundimit të stërvitjes. Federer pati një takim me një prej futbollistëve të momentit, sulmuesin e paris Sën Zhermenit dhe Francës, Kilian Mbape. Të dy personalitetet bënë fotografi së bashku me Mbapenë që i bëri edhe një dhuratë numrit 3 të renditjes boitërore dhe fituesit të 20 Turneve Grand Slam, fanelën e tij të përfaqësueses
‘Ishte fantastike që të njoha-shkruante Federer në profilin e tij në Tëitter, me Mbapenë që i ktheu menjëherë përshëndetjen kundrejt zviceranit.
sfidanti.al