Nuk shënoi 50 pikë siç bëri një ndeshje më parë, arriti të realizonte vetëm 25, por kjo nuk prishi asnjë lloj pune. Stefën Kërri është pjesë e një skuadra që, siç thonë në Amerikë, “ka marrë zjarr” dhe që po i fiton ndeshjet në NBA njërën pas tjetrës. Suksesi i radhës, 123-110 ndaj Minesotës, bëri që kalifornianët të vazhdonin marshimin triumfal që premton shumë për vazhdimin e edicionit. Uorriorsat përballuan një kundërshtar shumë të fortë siç ishte Entoni Eduards që shënoi 48 pikë. Endrju Uigins shënoi 35 pikë duke qenë tepër i saktë në gjuajtje. Sërish, plot 9 lojtarë të Golden Stejtit shënuan pikë, ndërsa Kevin Lunej realizoi 11 pikë e kapi 17 topa në tabela. Ish-kampionët po krijojnë diferencë me ekipet e tjerë duke pasur 10 fitore e 1 humbje, ndonëse ende është fillimi i sezonit.
Sfidanti.al