Anxhelik Kerber kthehet te beje historine e tenisit gjerman duke fituar turneun e Uimbelldonit nje sukses qe nuk e arrinte askush qe nga viti 1996 kur triumfoi Stefi Graf. Ne finalen e ketij viti ajo u perball me Serena Uilliams ne nje perseritje te asaj te vitit 2016. Por kete radhe Kerber u hakmorr ndaj amerikanes duke e mundur me rezultatin 2-0.
Kerberit iu desh 1 ore e 5 minuta loje per te mundur Serenen 36 vjeçare qe ende nuk eshte ne formen me optimale qe pas lindjes se vajzes se saj. Tenistja gjermane i fitoi te 2 setet me te njejtin rezultat 6-3 per te bere te sajin titullin e 3 Grand Slam ne karriere pas Australian Open dhe US Open te dy te fituar ne 2016. Per me teper me suksesin ne Uimbelldon, Kerber shtoi ne llogarine e saj bankare edhe 2.5 milione Euro.
Ndersa per Serena Uilliams mbetet zhgenjimi qe nuk mund te behet e pare teniste nene qe nga viti 1980 qe fiton nje turne Grand Slami.
Sfidanti.al