Loris ka frikë nga 120 minutat: të fitojmë në kohën e rregullt!

Në kampin e përfaqësueses franceze të gjithë janë të qete në prag të ndeshjes finale të Kupës së Botës Rusi-2018 mes Francës dhe Kroacisë që do të luhet më 15 korrik në stadiumin “Lluzhnjiki” të Moskës. Kapiteni i “trekolorëve”, Ugo Loris, në konferencën e shtypit para ndeshjes deklaroi:
“Ne, te gjithe, jemi të qetë. Tani, neve na pret ndeshja e jetës. Kroatët janë të përgatitur mirë fizikisht dhe, gjithashtu, kanë një dëshirë të madhe për fitore. Ata janë një brez i jashtëzakonshëm dhe kjo është arsyeja se ne kemi një respekt të madh për ata. Sidoqoftë, detyra jonë është që të fitojmë në kohën e rregullt”, vuri në dukje portieri i përfaqësueses franceze, Loris.
Sfidanti.al