Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, konsideron se sistemi i ri teknologjik VAR (Video Asisstance Referee) e ka bërë futbollin më të drejtë dhe më korrekt, pa e ndryshuar atë nga thelbësore.
“Falë teknologjisë së re VAR, ne pamë një kampionat botëror më të drejtë dhe më korrekt. Ky është një progres në krahasim me të kaluarën. Sistemi i ri teknologjik VAR nuk e ndryshon futbollin, por e bën atë më transparent dhe i ndihmon gjyqtarët që të marrin vendime më të drejtë. Tani, golat nga pozicioni ofsajt i përkasin së kaluarës”, deklaroi Infantino.
Njeriu nr. 1 i FIFA-s vuri në dukje se, në fillim, ai ishte skeptik, por se tani ai është i bindur se rezultatet janë të qartë dhe pozitivë. “Sistemi i ri është pranuar dhe ai funksionoi mirë. Kur ne, para dy vitesh, filluam që të testojmë VAR-in, unë vetë isha skeptik, por tani unë kam ndryshuar mendje krejtësisht, rezultaet janë pozitivë”, vuri në dukje Infantino.
Sfidanti.al