Monier, rekord per Belgjiken, shenoi golin me te shpejte

Tomas Monier i hapi rrugen Belgjikes per te fituar medaljen e bronzte ne Boterorin e Rusise, por vendosi edhe nje rekord historik per kete kombetare.

Mbrojtesi i krahut i ‘Red Devils’ i dha avantazhin skuadres se tij pas 3 minutash e 39 sekondash, gol qe eshte me i shpejti i shenuar nga Kombetarja belge ne historine e saj.

Per me teper, Monier e coi ne 10 numrin e futbollisteve qe kane shenuar ne ket3 Kupe bote. Perpara tij kane gjetur rrugen e rrjetes ne kete kompeticion Lukaku, Hazard, Januzaj, De Brejne, Batshuai, Mertens, Vertongen, Felaini, Çadli.

Ne kete pike, Belgjika perseriti ate qe bene Franca ne 1982 dhe Italia ne 2006 ku regjistruan 10 futbolliste qe shenuan golat  e tyre per keto evenimente.

Sfidanti.al