Sporti i tenisit ka, tani, një teniste të re më të mirë dhe ajo është tenistja 25-vjeçare çeke, Karolina Plishkova që, falë rezultateve që arriti në turneun e fundit të Uimbëlldonit,”kërceu” në vendin e 1-rë të ranglistës së ATP-së. Plishkova është tenistja e 23-të që arrin në vendin e 1-rë të listës së lartpërmendur. Plishkova avancoi dy vende dhe, tani, ndodhet para rumunes Simona Halep dhe gjermanes Anzhelika Kerber.
Në vendin e 4-të ndodhet britanikja Xhoana Konata qëështë pozicioni më i mirë në karrierën e saj. Avancimin më të madh, në fakt, e ka bërë kampionia e Uimbëlldonit, spanjollja Garbinje Muguruza, që ka arritur deri në vendin e 5-të. Në top-dhjetëshën e parë janë, gjithashtu, Elena Svitolina, Karlin Voznjacki, Svetllana Kuznjecova, Venus Uiliams dhe Agnjeshka Radvanska.