Dy herë kampioni i botës në shah, mjeshtri i madh norvegjez, Mangnus Karlsen, fitoi titullin e tretë botëror, pasi mundi mjeshtrin e madh rus, Sergei Karjakin, pas tri javësh, në matcin për kampion bote që u zhvillua në Nju Jork. Shumëkujt ky matç i kujtoi kohërat e Luftës së Ftohtë, për shkak të mosmarrëveshjeve aktuale mes Lindjes dhe Perëndimit. Mjeshtri norvegjez, Karlsen, e mbrojti titullin e kampionit të botës në shah, pasi, në ditën e fundit, në katër ndeshjesht e shahut të shpejtë, ishte më i suksesshëm sesa sfidanti i tij, rusi Karjakin.
Karlseni në këtë minigarë, në të cilën shahistët kanë, gjithsej, nga 25 minuta kohë për të menduar, fitoi me rezultatin 3-1, pasi fitoi dy ndeshje, ndërkohë që dy ndeshjet e tjera përfunduan në barazim. Në duelin për titull, mes dy shahistëve, u luajtën 12 ndeshje dhe i gjithë matçi perfundoi me remi 6-6. Pas shtatë barazimesh radhazi, Karjakini arriti të fitonte në ndeshjen e tetë, por Karlseni arriti që ta barazojë më atë të 10-tën, ndërsa në dy ndeshjet e fundit nuk pati asnjë fitues. Kështu që vendimi se kush do të shpallej kampion bote i ra në dorë “ruletës shahistike”, sikurse quhet, kështu, shahu i shpejtë që u fitua nga mjeshtri i madh norvegjez që, në fakt, ishte edhe favorit, duke qenë se është kampion bote në shahun e shpejtë dhe këtë ai e provoi edhe një herë tjetër.
Sfidanti.al