Ndeshjet që luhen në Amerikën e Jugut, zakonisht, nuk janë shumë tërheqëse për tifozët e futbollit anekënd Evropës, por këtë situatë, tani, e ndryshoi portieri i ekipit Baroka që bëri diçka të pazakontë, rrallë herë të parë në fushat e futbollit, madje diçka që asnjë portier nuk e ka bërë, deri tani, në historinë e futbollit.
Në përpjekje për të rritur shanset për barazim, portieri Masuluke Oskarin vendosi që t’u bashkohet bashkëlojtarëve të tij në zonën e rreptësisë së ekipit kundërshtar, në momentin shans më të fundit të ndeshjes dhe mënyra sese ai arriti ta barazojë rezultatin e ndeshjes, 1-1, në min. e 95-të, ishte diçka, me të vërtetë, e paparë dhe e pazakontë. Oskarini arriti ta mposhtë homologun e tij në portën kundërshtare me një goditje të stilit “gërsherë”, të realizuar nga vija e 16-tshes, ndërsa, më pas, i entuziazmoi edhe më tepër tifozët me një mënyrë të “çmendur” festimi të golit.