Basketbollisti nga Serbia vazhdon të jetë më i miri në kampionat për ndikimin që ka në lojën dhe rezultatet e skuadrës së tij. Nikola Jokiç po shkon drejt sezonit të tretë radhazi me çmimin e Lojtarit më të mirë të Vitit në edicionin e rregullt të NBA-së. Kapiteni i Denverit, edhe pse mungoi në dy prej ndeshjeve të fundit, mbetet i jashtëzakonshëm me mesatare tripëll dabëlli: 24.3 pikë, 11.8 topa në tabela e 10 asistë për ndeshje. Nëse e mban këtë mesatare deri në fund, do të jetë lojtari i parë qendër që ia del dhe i treti në histori pas Oskar Robertsonit dhe Rasëll Uestbrukut. Po ashtu, nëse fiton çmimin për herë të tretë radhazi do të barazohet me legjendat Bill Rasëll, Uilt Çembërlen dhe Lerri Bërd. Rivali kryesor mbetet Zhoel Embijt i Filadelfias, ndonëse Janis Adetokumbo është gjithashtu në garë, ndërsa Luka Donçiç e Xhejzën Tatëm duken më larg.
Sfidanti.al