Marash Kumbulla: Një ëndërr të shënoja përballë ultrasve të Romës!

Qendërmbrojtësi kuqezi ishte në qiellin e shtatë që pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Europës ndaj Sociedadit. Marash Kumbulla ishte një nga futbollistët më të mirë në fushë për Romën dhe ishte edhe autor goli, ndërsa u shpreh i lumtur për atë që realizoi në fushë. “Ishte një ëndërr për mua të shënoja gol përballë ultrasve të Romës, – tha ai, – një ëndërr të shënoja përballë tribunës jugore (në “Olimpiko”). Gjëja kryesore për mua është që të ndihem mirë fizikisht, sepse vetëm kështu unë mund të jap maksimumin. Unë kam qenë gjithmonë gati, sa herë që trajneri kërkon ndihmë nga unë, unë jam gjithmonë aty”.

Sfidanti.al