Ish-ferraristi Zhan Todt: Feteli? Kemi gjyqtarët më të mirë në botë!

Ndodh që edhe “i joti” nuk të mbron dot. Kështu mund të thuhet kur lexon komentet e ish-shefit të Ferrarit, Zhan Todt për vendimin e komisarëve në Çmimin e Madh të Kanadasë, që i hoqën fitoren nga duart ferraristit, Sebastian Fetel. Gazetari i të përditshmes “Bild” e gjeti shefin e sotëm të FIA-s (Fed. Ndërk. Automobilizmit) në Francë, ku ai ndodhi garën e 24 orëve të La Manshit.

“Gjithnjë ka debate për ndëshkimet, – tha francezi, – Formula 1 nuk është e ndryshme nga sportet e tjerë. Ne kemi komisarët më të mirë në botë, dhe ata bëjnë një punë të madhe”. Duke komentuar ankesat e Fetelit, që humbi në Montreal në favor të Hamiltonit, Todti shtoi se “pilotët janë të parët që këmbëngulin në zbatimin e rregullave, pasi nëse ne e lëshojmë dorën, mund të ndodhin gjëra të rrezikshme”.

Sfidanti.al