Lidhja sentimentale mes havier Hernandez dhe Sara Kohan po shkon vaj. Cifti iu gëzua fëmijës së parë, vogëlushit Noah, që erdhi në jetë këtë të diel. Futbollisti dhe modelja e bënë të ditur këtë lajm të bukur nëpërmjet një video surprizë teksa ia prezantuan botës të voglin Noah. Për më tepër, Sara deshi që të tregojë edhe ngjashmërinë e Noah me të atin teksa e përkufizoi si ‘mini Havier’
‘Nuk kam përjetuar kurrë një dashuri të tillë. Faleminderit që më bëre dhuratën më të bukur që mund të imagjinoja. Ju dua shumë të dyve-shkruante Sara Kohen në një postim të saj ku dukej një foto e këndshme ku vogëlushi ndodhet mes dy prindërve të tij
Nga ana e tij, Havier Hernandez u mjaftua me ripublikimin e kësaj fotoje në profilin e tij në rrjetet sociale të shoqëruar me emrin dhe datën e lindjes së djalit të tij.
sfidanti.al