IOC riintegron Rusine; i heq pezullimin per shkak te dopingut

Komiteti Olimpik Nderkombetar i heq Rusise denimin me pezullim nga aktivitetet per shkak te dopingut. Ishin autoritetet ruse qe kane bere te ditur lajmin qe u konfirmua edhe nga vete IOC. ‘Te drejtat e Komitetit Olimpik Rus u rikthyen plotesisht-tha presidenti i ketij komiteti Aleksander Zhukov.

Vendimi per heqjen e pezullimit ndaj Rusise u mor pas mbylljes se Lojerave Olimpike Dimerore te Pjongçangut, pavaresisht se gjate ketij evenimenti 2 sportiste ruse rezultuan pozitive ne testet antidoping.

Rusia ishte pezulluar nga IOC  pas skandalit te madh te dopingut qe shpertheu pas Lojerave Dimerore te Sochit ne 2014. U zbulua nje sistem ku kampionet e urines se sportisteve me doping zevendesoheshin me kampione te paster. Autoritetet ruse mohuan perfshirjen e tyre ne kete skandal, por funksionari i larte sportiv e njekohesisht Zv/kryeminsitri Vitali Mutko eshte pezulluar perjete nga IOC.

Ne Lojerat e Pjongçangut, sportistet Ruse garuan nen flamurin Olimpik. Por gjate ketij evenimenti rezultuan pozitive pee doping Aleksander Krushelnitski qe me bashkeshorten  e tij fitoi medaljen e bronzte ne lojen dyshe te perzier ne Curling dhe Nadezhda Sergejeva garuese ne bobsleigh dyshe.

Sfidanti.al