Tani ështyë zyrtare; Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut do të sfilojnë së bashku me flamurin e Koresë së bashkuar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pjongçangut që do të zhvillohen në 9-25 shkurt. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e konfirmoi këtë nëpërmjet një komunikate për shtyp pas një takimi të zhvilluar me delegacionet e të dy vendeve dhe disa përfaqësuesve të Komitetit Organizator të këtyre Lojërave.
Në të njëjtën kohë, IOC vendosi që në këto Lojëra të marrin pjesë 22 sportistë koreanoveriorë që do të garojnë në 5 disiplina sportive; Hokej në akull për femra(skuadër e përbashkët koreane), patinazh artistik, gara patinazhi në pistë të shkurtër, ski dhe ski alpin.
‘Shpresojmë që Pjongçang 2018 të hapë dyert e një të ardhmeje të ndritur për gadishullin korean-tha presidenti i IOC, Tomas Bah-shpirti olimpik është respekt, dialog, mirëkuptim. Lojërat Olimpike e tregojnë botën ashtu sic duam ne ta shohim’.
sfidanti.al