Orët e fundit në median spanjolle qarkulluan lajme për arritjen e një marrëveshjeje mes Barcelonës dhe Antuan Grizman për kalimin e francezit në radhët e skuadrës blaugrana. Madje gjërat shkuan deri aty sa të thuhet se Barcelona e ka ruajtur fanelën me nr.7 që mbahej nga Arda Turan për t’ia dhënë pikërisht Grizman.
Por ky lajm ka gjetur përgënjeshtrimin e menjëhershëm nga ana e klubit katalanas që mohoi në mënyrë kategorike paktin me sulmuesin e Atletikos së Madridit.
‘Barcelona përgënjeshtron me forcë lajmet e shfaqura në orët e fundit në media të ndryshme për arritjen e një marrevëshje mes nesh dhe Antuan Grizman-lexohet në komunikatën e Barcelonës-shprehim keqardhjen tonë për atë cfarë po ndodh dhe konfirmojmë respektin që kemi kundrejt Atletikos së Madridit’.
sfidanti.al