Celsi titullmbajtës ndodhet në bisedime përfundimtare me Romën për të siguruar dy lojtarë yje të këtij klubi roman dhe, sipas paralajmërimeve, shumë shpejt, do të marrë formë finale marrëveshja me vlerë prej 50 milionë eurosh plus një lojtar nga “tabori” i ekipit lindinez. Fjala është për boshnjakun Edin Xheko dhe mbrojtësin e majtë, Emerson Palmieri, ndërkohë që këtë lajm e bëri publik një nga gazetarët më prestigjiozë, Xhanluka Di Marco. Në fakt, ka kohë që Antonio Konte po kërkon një sulmues, por edhe një mbrojtës të majtë. Thuhet se për të siguruar dy lojtarët e lartpërmendur, Celsi do të japë 50 milionë euro plus futbollistin belg, Miçi Batshuai.
Tanimë, sipas gazetarit të lartpërmendur, marrëveshja mes Romës dhe Celsit eshtë mbyllur në parim dhe se po diskutohet vetëm për disa detaje, bonuset eventualë për dy futbollistët e “ujkonjës”. Roma kërkon 15 milionë euro plus si bonuse, kështu që ka mbetur që të zgjidhet vetëm ky problem që të kompletohet i gjithë transferimi.
Sfidanti.al