Murinjo i mbyll derën Ronaldos : Tradhëti spektakolare  në “Old Trafford”

Kristiano Ronaldo, tani, nuk është i kënaqur te Reali i Madridit, ndërkohë që as presidenti i tij, Florentino Perez, nuk ka në plan që ta bëjë “të lumtur” futbollistin e vet më të mirë. Sidoqoftë, Mançester Junajtidi konsiderohej si një nga klubet e rrallë që ka kapacitet financiar që ta sjellë atë në radhët e veta. Por, come back-u (kthimi) i tij në “Old Trafford” nuk do të mund të ndodhë, pasi trajneri i “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo, bëri të qartë, së fundmi, se ai nuk ka nevojë për Ronaldon në ekipin e tij, duke ngulur këmbë që të sjellë në klubin e vet futbollistin kilian, Aleksis Sançez.

Në fakt, bisedimet me Arsenalin për transferimin e Sançezit ndodhen në fazën përfundimtare, ndërsa thuhet se ai, madje, do të marrë edhe bluzën e Junajtidit me nr.7, një numër që, zakonisht, është mbajtur i rezerevuar për Ronaldon. Murinjo që ka pasur marrëdhenie të tensionuara me Ronaldon, kur ai ishte trajner i Realit të Madridit, i përmbahet qëndrimit se për ekipin e tij më shumë i nevojshëm është Sançezi sesa Ronaldo. Murinjo, në fakt, do të ketë një sulm ëndrrash, Sançez, Lukaku, Ibrahimoviç, Rashford dhe Marsial, kështu që Ronaldo, tani për tani, nuk është i nevojshëm, ndoshta, duhet të pritet vera e ardhshme.

Sfidanti.al