Incidenti me Norrisin errëson fitoren e Verstapenit në prova, në Japoni

Piloti britanik i Meklarenit deklaroi se nëse ai do të kishte bërë të njëjtën gjë, do të ishte ndëshkuar. Ky ishte komenti i Lando Norrisit pas incidentit me Maks Verstapenit në provat zyrtare në Çmimin e Madh të Japonisë. Piloti holandez, kampion i botës në fuqi në Formula 1, u akuzua se rrezikoi makinën e Norrisit, ndërsa po ngrohte gomat për një xhiro të shpejtë, dhe për këtë organizatorët i dhanë një “qortim”. Nga Ferrari pritej që Verstapenit t’i hiqej vendi i parë në prova, gjë që do të kishte nxjerrë të parin Sharl Lëklerkun, por kjo nuk ndodhi. Vetë holandezi e akuzoi Norrisin se tregoi mungesë respekti ndaj tij.

Sfidanti.al