Hokej në akull, Kanadaja mund Rusinë për titullin botëror U18

Kishte 8 vjet që e priste dhe më në fund e arriti, madje me meritë të plotë. Pavarësisht se finalja ishte tepër e vështirë, sërish Kanadaja tregoi se është skuadra më e mirë e momentit në hokejin në akull në moshën deri 18 vjeç, duke u shpallur kampione e botës në Frisko të Teksasit. Finalja ndaj Rusisë përfundoi 5-3, ndërsa kanadezët e përfunduan kampionatin duke i fituar të gjitha ndeshjet me golaverazhin 51-12. Rusia ishte gjithashtu shumë e mirë, por Kanadaja pati diçka më shumë.

Në finale, ishin rusët që kryesuan 1-0 e 2-1, ndërsa kanadezët përmbysën në 4-2, veçse në fund ndeshja ishte 4-3 dhe Rusia ishte pranë barazimit. Në 40 sekondat e fundit, amerikanoveriorët vulosën fitoren, të ndihmuar sidomos nga portieri i tyre Ben Godro (Gaudreau) që bëri 31 pritje! Ky ishte titulli i 4-ët në histori për Kanadanë U18, ndërsa Rusia ka 3. Rekordin e mban SHBA me 10 tituj. Lojtari më i mirë i Botërorit ishte Miçkov i Rusisë, që doli edhe shënuesi më i mirë.

Sfidanti.al