Historike në Laureus; Cmimi I Sportistit më të mirë për…Hamilton dhe Messin

Lewis Hamilton dhe  Lionel Messi janë shpallur fituesit e edicionit të 20 të ndarjes së cmimeve Laureus në një ceremoni që u mbajt në Berlin. 6 herë kampioni I botës në Formula 1 dhe kapiteni I Barcelonës u vlerësuan si sportistët më të mirë me pikë të barabarta; dicka që ndodh për herë të parë në historinë e këtij evenimenti prestigjioz me jurinë që e pati të pamundur të zgjedhë një fitues të vetë,

Ndërsa cmimin si Sportistja më e mirë e vitit I shkoi gjimnastes amerikane Simone Biles, që e merr këtë cmim për herë të 3 në 4 vjet. Ndërkohë Cmimi për Rikthimin e Vitit I shkoi pilotes Sophia Floersch, për kurajon dhe dedikimin që iu desh për të marrë veten nga momentet e vështira.

Përsa u përket Cmimeve të tjera, Skuadra e Vitit u shpall ajo e Afrikës së Jugut në Rugby që mundi Liverpoolin e Jurgen Klopp dhe kombëtaren amerikane të futbollit të femrave.

Sfidanti.al