Hamilton, Wolf nuk është i shqetësuar

Lewis Hamilton do të garojë me rivalët e Ferrarit në vitin 2025, ndërkohë që ky do të jetë viti i tij i fundit me Mercedes në Formula 1. Britaniku, 7 herë kampion bote, do të transferoje të makina e kuqe përvojën dhe mentalitetin e “numrit një”, ashtu siç bëri Michhael Shumacher në 1996. Ish-piloti gjerman kishte më shumë kohë për të formuar ekipin se sa do të ketë Hamilton dhe, për më tepër, kishte një Edi Irvine, si shok skuadre. Ndërsa për Hamiltonin, një shok skuadre si Charles Leclerc, të paktën në pistë shumë i ndryshëm, por jo domosdoshmërisht një pengesë.Shefi i skuadrës Mercedes GP, Toto Ëolf nuk është aspak i shqetësuar për faktin që Hamilton mund të informojë Ferrarin në lidhje me sekretet e makinës gjermane.

“Nuk jam i shqetësuar për këtë. Ne kemi inxhinierë që na lënë për të shkuar në ekipe të tjera edhe më parë. Nuk kam asnjë dyshim për integritetin e Leëis për sa i përket ndarjes së informacionit dhe në këtë drejtim, thjesht dua të sigurohem që ky do të jetë një sezon me rezultate të shkëlqyera si për pilotët ashtu edhe për Mercedes. Ne të gjithë do të japim gjithçka për ta arritur këtë. Për sa i përket zhvillimit të ardhshëm të makinave, kjo është diçka që duhet ta shohim. Rregulloret do të mbeten praktikisht të pandryshuara në 2024. Sa i përket vitit 2025, ne do të vlerësojmë më vonë gjatë sezonit se çfarë do të thotë kjo për sa i përket informacionit teknik”, theksoi drejtori sportiv i Mercedes-it.

sfidanti.al