Argjentinë, qeni hyn në fushë dhe ndërpret ndeshjen për 15 minuta

Një episod qesharak ndodhi në Argjentinë gjatë ndeshjes San Lorenzo dhe Union Santa Fe e vlefshme për kampionatin elitar kombëtar. Sfida u pezullua pasi një qen u fut në fushë dhe nuk donte të largohej, teksa po argëtohej në terrenin e lojës. Ai fillimisht iu afrua njërës nga dy portat përpara se të qëndronte në pjesën qendrore të fushës. Loja u ndërpre për afro 15 minuta para se dikush më në fund arriti të kap kafshën dhe ta kthejë tek pronari i saj.

sfidanti.al