Reali synon Alfonso Davies

Alfonso Davies ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë. Mbrojtësi kanadez është i lidhur me Bayernin e Mynihut deri në vitin 2025, por gëzon vlerësimin e klubeve të ndryshme evropiane që mund ta blejnë atë në sesionin e ardhshëm të merkatos. I vetëdijshëm për faktin se kontrata e lojtarit do të skadojë pas një viti, klubi bavarez mund të mendojë ta lërë të largohet në qershor që të mund të fitojë diçka nga ndonjë blerës i mundshëm. Mbrojtësi ka përfunduar në shënjestrën e Realit të Madridit, që dëshiron ti bëjë një dhuratë Carlo Ancelottit për sezonin e ardhshëm. Spanjollët janë në kërkim të një anësori me këmbë të majtë, i cili mund të forcojë skuadrën në prapavijë. Por, nuk janë vetëm madrilenët ata që kanë shfaqur interes për lojtarin, që pëlqehet edhe nga gjigantët anglezë të Manchester City dhe Liverpool.

sfidanti.al