Do të jetë Botërori më anormal në 70 vjet histori ai që do të vendosë Hamilton në catinë e botës bashkë me Michael Schumacher me mundësinë për të tentuar të bëjë dicka më mirë? Mercedes, padronia absolute në epokën e makinave hibride , niset edhe një herë më parashikimet në favor dhe në ndjekje të titullit të 7 është misioni i detyruar i Lewis Hamilton, i cili është i vetmi që mund të ndryshojë statistikat më domëthënëse, me një përjashtim të vetëm
Është shumë i lartë probabiliteti që Hamilton të barazojë Michael Schumacher në historinë e Formula 1. Titulli i shtate është një detyrim, por që nëse do të arrihet do të jetë për një kohë më të gjatë në krahasim me Schumin. Në fakt gjermani i ka fituar të 7 titujt për 11 sezone nga 1994 që është i pari me Benetton deri në 2004 i fundit me Ferrarin. Ndërsa britaniku do të mund ta arrijë këtë në 13 sezone me titullin e parë të tij në 2008 me McLaren por në rastin e Hamilton bëhet fjalë për një titull në vitin e tij të dytë në Formula 1, ndërkohë që Schumacher e fitoi titullin e parë në sezonin e tij të tretë
Por këtë vit ka një mision brenda misionit me Hamilton që mund të bëjë një hap para përsa I përket numrit të titujve radhazi. Schumacher me Ferrarin e ka fituar titullin për 5 vjet radhazi 200-2004, ndërsa Hamilton dëshiron të fitojë atë për të katërtin vit radhazi për të barazuar Fangion dhe Vettel. Në këtë pikë ‘fajtori’ për këtë situatë është Rosberg që fitoi titullin e F1 në 2016 duke ndërprerë serinë e triumfeve të Hamilton që kishte nisur nga 2014
Dueli në distancë mes Hamilton dhe Schumacher vijon edhe në aspektin e numrit të garave të fituara. Hamilton, me 84 gara i duhen edhe 7 të tjera për të barazuar 91 fitoret e legjendës gjermane të F1. Po kështu edhe për podiomet e sidomos për xhirot e shpejta, Schumacher e mposht Hamilton. Gjermani ka 155 podiume kundrejt 151 të Hamilton si dhe 77 xhiro të shpejta kundrejt 47.
Megjithatë në një pikë, Lewis Hamilton ka mundur të kalojë Schumacher; në pole position me 88 të tilla kundrejt 68 të Schumacher
Sfidanti.al