Minuta shtesë pa fund; kjo është ajo që ndodhi në sfidën e kampionatit rus mes Krasnodar dhe Rostov ku arbitri Vitaly Meshkov I cili e shtyu kohën e sfidës me 18 minuta për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta të sistemit VAR për të të marrë disa vendime në lidhje me një sërë episodesh të kontestuara nga të dyja skuadrat.
Në qendër të kësaj historie vihet sërish Rostov, i Valeri Karpin që në 19 qershor humbi 10-1 ndaj Sochit teksa në fushë hodhi futbollistët e rinj, duke qenë se lojtarët e skuadrës së parë kishin hyrë në karantinë. Pak më shumë se 10 ditësh, Rostov bëhet sërish protagonist në media teksa në barazimin 1-1 ndaj Krasnodar u dhanë 18 minuta shtesë. Dy skuadrat luajtën deri në minutën e 111 dhe në të 101 skuadra mike gjeti golin e barazimit 1-1.
Sfidanti.al