Ljuis Hamilton nuk do të tolerojë një situatë tjetër si ajo e vitit të kaluar, kur u ndodh nën presion nga skuadra për të mos luftuar për fitoren e titullit. Ish-kampioni i botës, Damon Hill, gjykon se patrioti i tij do të vendosë të largohet nga Mercedesi nëse do të përsëritet urdhëri i ekipit që iu dha në garën e fundit të sezonit. Hamilton u përpoq me çdo mjet të dëmtonte shokun e tij brenda skuadrës, Niko Rosberg, në mënyrë që titulli të ishte i tiji dhe jo i gjermanit me origjinë finlandeze.
“Ljuis është një njeri shumë emocional, – u shpreh Hill, – mund të vijë puna që ai të thotë “unë nuk kam ndërmend t’i bindem urdhërave, por po ashtu edhe Mercedesi mund të vendosë që ta largojë, duke mos e duruar më“. Ish-kampioni i botës i vitit 1996 me Uilliams është pikërisht në favor të Hamiltonit. “Unë isha i lumtur që ai u soll ashtu pasi unë mendoj se është e drejta e pilotëve të luftojnë për titullin dhe për fitoren”, – vazhdoi anglezi. Shefi i Mercedesit, Toto Volf, e kritikoi Hamiltonin pas garës së fundit të sezonit të kaluar duke thënë se “ai shkaktoi anarki”, por më pas nuk u mor asnjë masë.
Sfidanti.al