Mançester Junajtid dhe Lioni, favoritët kualifikohen në Europë!

Nuk ia doli Roma, por në Ligën e Europës kanë mbetur emra të mëdhenj. Mançester Junajtid është favoriti për të fituar kompeticionin, ndërsa Lioni tregoi edhe një herë se në mbetet një skuadër e rrezikshme në kontinent. Zhoze Murinjo mbërriti në një tjetër çerekfinale në karrierë, ndonëse trajneri portugez zakonisht është mësuar të paktën me gjysmëfinalet si dhe me disa trofe të fituar, si dy Champions (Porto, Inter) dhe me Ligën e Europës (Porto).

Junajtid e theu më në fund rezistencën e Rostovit, duke fituar 1-0 në “Old Traford”, dhe duke kaluar më tej pas barazimit 1-1 në takimin e parë në Rusi. Huan Mata ishte autori i golit të vetëm kur kishin mbetur 20 minuta deri në përfundim, veçse anglezët e merituan, nëm vështrimin e ish-trajnerit legjendar Sër Aleks Ferguson (në foto). Zllatan Ibrahimoviç goditi dy herë shtyllat, Henrik Mkitarian pati raste dhe kërkoi penallti, veçse në minutat e fundit ishte portieri Romero që shpëtoi “djajtë e kuq” duke mos lejuar që Rostovi të barazonte dhe ta dërgonte duelin në shtesë.

Lioni kaloi provën e vështirë ndaj Romës në “Olimpiko”. Në kryeqytetin italian, ishin francezët që kaluan të parët në epërsi me golin e Muktar Diahabit në minutën e 16-të. Vetëm një minutë më vonë Kevin Strotman barazoi për vendasit, ndërsa Lykas Tusar shkaktoi autogol në 60’. Duhej edhe vetëm një gol që Roma të kualifikohej, por ekipi i trajnerit Spaleti nuk ia doli, edhe pse ai kishte parashikuar “kualifikim me 60 për qind për ne”.

Në ndeshjet e tjera të orës 21:05, Shalke doli fituese në derbin gjerman, edhe pse u ndodh në humbje 0-2 në fushën e Borusias së Mynshengladbahut. Kristensen e Dahud shënuan në pjesën e parë për vendasit, por Gorecka dhe Bentaleb me penallti barazuan shifrat, me Shalken që shfrytëzoi barazimin 1-1 të takimit të parë.

Anderlehti ndërkaq eleminoi APOEL-in e Nikozisë me një tjetër fitore 1-0, ndërsa Ajaksi kaloi FC Kopenhagenin me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Sfidanti.alfergi